Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se në Klinikën e Neurologjisë, në QKUK, po kryhet Elektromioneurografia (EMNG), metodë moderne, që ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve të nervave periferikë dhe muskujve.
“Në Klinikën e Neurologjisë, në QKUK, me sukses të plotë po kryhet Elektromioneurografia (EMNG), metodë moderne që ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve të nervave periferikë dhe muskujve. Me përkushtimin e stafit profesional dhe pajisjet e avancuara, gjatë këtij viti janë ofruar 1 mijë e 137 EMNG, shërbim i sigurt, i saktë dhe i besueshëm për pacientët nga e gjithë Kosova”, thuhet në njoftim.
Vizitat dhe ekzaminimet kryhen me përkushtim maksimal për një diagnozë të hershme dhe trajtim më efikas.
Së shpejti, pas trajnimit të stafit, ky shërbim do të ofrohet edhe në spitalet e përgjithshme./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...