KEDS njofton se në disa lokacione në Ferizaj, Lipjan dhe në Prizren do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike
Ndërprerjet do të bëhen nesër, me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit.
Lexoni të plotë komunikatën e KEDS:
Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit
I
KEDS Sh.A njofton se më datë 12.01.2016 ( e martë) në NS 35/10 kV Ferizaji I do të shkyçet :
Dalja 10 kV Drejtimi i Kinemasë nga ora 10:00 deri në ora 11:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët që furnizohen nga këto trafostacione: TS ” Kinemaja ” , TS ” Hoteli ” TS ” Z.Hajdini “, Blinda te Ura, TS ” Stadioni ” , TS ” Ndërtesa ” (Isa Elezi) te Stadiumi, TS ” Ndertesa ” (Ejupi) përballë parkut, TS Goga , TS Ndërtesa ”Inxhinjeringu” në rr.12 Qershori, TS ” Syri ”, TS ”Bolero ”, TS Hekurudha.
Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të transformatorit të mbingarkuar (TS 10/04 KV Stadiumi).
II
Më 13.01.2016 ( e mërkurë) në NS 35/10kV Prizreni 4 do të shkyçet :
Dalja 10 kV Zjarrfiksat prej orës11:00 deri në orën 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rr.Kukësi, Joni, Xhemajl Bjediqi,Jani Vreto, Azem Bejta,Dëshmorët e Prekazit, Ibrahim Lutfiu,Bajo Topulli, Xhemail Fluku, Mbreti Pirro,Ferid Sususri, Rr.Kaçaniku,Remzi Ademi deri te Policia, Mbreti Pleurat (banesat e reja),Hoxhë Tahsini,De Rada, Viliam Voker.
Arsyeja e shkyçjes: Ndërrimi i ndërprerësit.
III
Më 14.01.2015 (e enjte) në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet :
Dalja 10 kV Zona Industriale nga ora 06:00 deri në ora 09:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Konsumatorë Komercialë -Emonek, Qendra Sportive, Koka-kolla, Semenarna, Motrat Binjake, Baza e Asfaltit, Pompa, Mulliri Milenium, Janina, Inxhinieringu, Fabrika e Bllokave, Betonjerka Egzoni, Betonjerka Unioni, Delfini, Lesna Dekor, Integrali, Eurofood dhe konsumatorë tjerë komercialë, të cilët furnizohen nga kjo dalje.
Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të shtyllës EX me shtyllën e re 12/1600 në kilometrin 6+800.00.
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...