Qytetarët e katër komunave të Kosovës, Prishtinës, Prizrenit, Istogut dhe Lipjanit tashmë kanë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e mjekut te tyre familjar.
Kjo është mundësuar përmes katër shërbimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat u lansuan në Platformën e-Kosova.
Aktualisht ky shërbim është aktiv vetëm në katër komuna, shkruan Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë u lansuan përmes platformës eKosova.
Në Platformën eKosova u lansuan katër shërbime të reja të Ministrisë së Shëndetësisë:
1.Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar;
2.Kërkesë për ndryshim të mjekut familjar;
3.Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar për persona tjerë;
4.Kërkesë për ndryshimin e mjekut familjar për persona tjerë;
Marrja e këtyre shërbimeve realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:
1.Hapja e Platformës eKosova;
2.Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit;
3.Klikimi mbi shërbimin “Shëndetësia”.
Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14
Vëmendje: Momentalisht shërbimi është aktiv për këto katër komuna:
1.Komuna Prishtinë ( QMF 5- Ulpianë dhe QMF 6- Bregu i Diellit)
2.Prizren
3.Lipjan dhe
4.Istog
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...
Tash e dy javë nga rënia e telit të rrymës në Rrugën C, ende...
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...