Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje: Xhavit Haliti, Aida Derguti, Srdjan Mitroviq, Ismet Beqiri, Mufera Sinik dhe Gani Dreshaj, po merr pjesë në Sesionin e Dytë të Rregullt, dhe në mbledhjet e komisioneve të kësaj asambleje.
Sot, në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është diskutuar për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, ku në raportim ishin të ftuar Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, dhe Komisionari për Gjuhët, Slavisa Mladenoviq.
Në fokus të raportimit ishte infrastruktura ligjore për të drejtat e njeriut; të arriturat; vështirësitë, si dhe implementimi i përdorimit të gjuhëve të minoriteteve në institucionet e Kosovës.
Pjesëmarrës në diskutim ishin edhe anëtarët nga Britania e Madhe, Serbia dhe Kosova.
Por, në këtë takim nuk ishte prezent raportuesi për Kosovën, deputeti nga Spanja, Jardi Roca Mas. Për mosprezencën e tij pati vërejtje nga anëtarët e këtij komisioni.
Kryetarja e Komisionit, Ria OOMEN-RUIJTEN, u zotua se në Sesionin e Tretë të Rregullt që do të mbahet me datë 24-28 qershor 2019, do të vijë me një sugjerim për bashkëpunim më të mirë në mes të delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë.
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...