Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se këtë të shtune në të gjitha kazermat e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave në sulmin terrorist të 11 shtatorit, të gjithë flamujt janë lëshuar në gjysmë shtizë.
Postimi i plotë i tij:
Sot, të gjitha kazermat e FSK-së, në orën 14:45 minuta, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave dhe heronjve të SHBA-së, që 20 vite më parë, u flijuan në përballje me sulmin terrorist, , të gjithë flamujt janë lëshuar në gjysmë shtizë.
Në këtë ditë përkujtimi, bashkëndjejmë me dhembje të madhe, bashkë me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe gjithë kombin amerikan.
Lavdi e përjetshme dhe kujtim për ta qoftë i freskët gjithmonë!
Zoti e bekoftë SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme!
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...