Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.
Ndryshe, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 17 tetor, ka vazhduar dëshminë dëshmitari 30-të. Ndërkohë që kjo seancë nga fillimi deri në përfundim ishte e mbyllur.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, në fund të seancës së 17 tetorit paralajmëroi se seanca e radhës është më 30 tetor (sot).
Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton RTKlive.
Ndryshe, as ditën më 16 tetor nuk ka dëshmuar dëshmitari i 29-të në edhe pse ishte caktuar që dëshmia e tij të dëgjohej këtë ditë.
Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen dy seanca, sot dhe nesër.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in