Në Gjilan qytetarët po vaksinohen edhe pas orës 20:00

20:13 | 2 Gusht 2021

Në qendrën e vaksinimit kundër Covid-19 në sallën “Bashkim Selishta” në Gjilan, qytetarët po vaksinohen edhe pas orë 20:00.

Kjo për faktin se në këtë sallë gjatë ditës ka pasur interesim të madh për vaksinim.

Në fotografitë që ka siguruar arbresh.info, shihet se edhe pas orës 20: 00 ka qytetarë të cilët po vaksinohen.

Kujtojmë se orari i qendrave të vaksinimit është nga ora 8:00 deri në ora 20:00.

Një shembull i mirë nga kjo qendër që nuk kthen qytetarët të cilët kanë ardhur për tu vaksinuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara