Në Gjilan është mbajtur sot gara “Shtegu i Lirisë” me fëmijët e lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kështu thuhet në një njoftim për media, ku kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se nisja e kësaj gare tek Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë të FSK-së është simbolikë e veçantë për vlerësimin e lartë për këtë institucion dhe për t’i kujtuar dëshmorët, heronjtë dhe martirët e kombit.
I pari i Gjilanit konfirmoi se ky aktivitet me fëmijët e lindur në vitin e pavarësisë do të jetë tradicional dhe do të mbahet për çdo vit.
Ndërkaq, fillimin e kësaj gare e kanë përshëndetur edhe majori i FSK-së, Arben Avdyli dhe komandanti i stacionit policor në Gjilan, major Alban Ramushi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...