Në gjendje të rëndë i plagosuri nga Drenasi

17:47 | 23 Korrik 2015
M. A.

Një person është plagosur sot rreth orës 14:00 në qendër të Drenasit.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai ka bërë me dije se janë në kërkim të dorasit, por që deri tash nuk ka ndonjë të dyshuar. Sipas ekipit të Klan Kosovës qe ndodhet ne Drenas, në rrugët kryesorë të këtij qyteti ka forca të shtuara të policisë. Një dëshmitar i ka deklaruar Klanit se i plagosuri po kthehej me nënën e tij nga tregu kur u plagos.

I njëjti jetonte në Gjermani dhe qysh nesër do të duhej të kthehej atje. Rreth orës 14.30 I plagosuri ka mbërritur në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Mjeku kujdestar Avdush Bajgora ka konfirmuar se gjendja e N.N 1981 është e rëndë, dhe momentalisht është në operacion.

Sipas Bajgorës pacienti ka mbërritur në gjendje shoku hemorragjik, me tension të pamatshëm dhe djersë të ftohta, ai ka lëndime në epigastumin e majtë, në qafë në dorë dhe në krahun e majtë.

Shpërndaje në rrjete sociale