Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji e Kosovës ka mbajtur seancën e tetë me radhë për këtë vit.
“Në këtë seancë, Bordi ka marrë vendim për dhënien e autorizimit për ndërtim të projektit solar prej 150 MW në Komunën e Gjakovës”, njofton Zyra e Rregullatorit për Energji.
Gjithashtu bordi ka miratuar Rregullën për Vet-Konsumatorët me Burime të Ripërtëritshme. Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulle, konsumatorët e energjisë elektrike të të gjitha niveleve të tensionit mund të fitojnë statusin Prosumator apo Vet-Konsumues, si dhe do të kompensohen me anë të faturimit neto për energjinë që ata injektojnë në rrjet.
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës