Në Gërmi mësojnë për natyrën

19:56 | 24 Korrik 2015
M. A.

Rreth njëzet fëmijë sot ishin pjesëmarrës në kampin intereaktiv i cili është duke u organizuar në Qendrën Rekreative në parkun e Gërmisë.

Këtë aktivitet të organizuar nga OJQ “Toka” dhe Klubi Alpin “Prishtina”e ka përkrahur Komuna e Prishtinës, duke i dhënë shtëpizat, furnizimin me rrymë e me ujë falas të tyre, si dhe subvencionim direkt të aktivitetit nga Drejtoria e Kulturës.

“Gjatë këtyre tre ditëve, me përkrahjen e Komunës së Prishtinës e cila ka qenë shumë e rëndësishme dhe në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina dhe “World Wide Fund for Nature”, do të realizojmë një program tre ditor përmes së cilit të rinjtë do të mësojnë për natyrën, si të mbijetojnë në natyrë, si ta përdorin kompasin, hartën, s”, tha Jehona Gjurgjeala, organizatore e këtij aktiviteti nga OJQ “TOKA”, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa, drejtoresha e Kulturës, ,Saranda Bogujevci tha se janë të përkushtuar që të organizojmë sa më shumë aktivitete për të rinj.

Shpërndaje në rrjete sociale