Gjykata Themelore në Pejë e ka caktuar në fund të tetorit seancën fillestare për gjykimin ndaj infermiereve, të cilat dyshohen për sulm fizik ndaj një të moshuare në strehimoren “Orenda” në Pejë.
Këtë për Arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti, e cila ka thënë se seanca është caktuar me datë 31 Tetor në orën 10:00.
Gjykata e Pejës e kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj tri të dyshuarave, veprim i cili u kundërshtua nga mbrojtësit e të dyshuarave .
Mirëpo, në fund të nëntorit të vitit të kaluar, Gjykata Supreme e aprovoi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësit të të dyshuarës Rexhepi, avokatit Blerim Ademaj, duke vendosur ashtu që të pandehurave t’u ndërpritet menjëherë masa e paraburgimit dhe të njëjtat të lëshohen për t’u mbrojtur në liri. /Arbresh.info/
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...