Policia Rajonale e Ferizajt ka konfiskuar 18 motoçikleta dhe ka shqiptuar 21 gjoba në vetëm 24 orët e fundit, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Motoçikleta 2025”.
Sipas njoftimit zyrtar, motoçikletat janë konfiskuar për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut.
Plani, i cili ka hyrë në fuqi më 15 maj 2025, synon rritjen e sigurisë në komunikacion dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos të motoçiklistëve.
Policia ka paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406./Arbresh.info
Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesv...
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri