Në 24 orët e fundit, njësitet policore në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri në dy raste të ndara.
Një armë është konfiskuar ku gjatë kontrollit të një shtëpie në lidhje me një rast tjetër ishte gjetur një armë e llojit AK-47 dhe një karikator me 31 fishekë.
Ndërsa një armë tjetër është konfiskuar pasi ishte ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit të detajuar në automjetin e të dyshuarit është gjetur një pistoletë, një karikator me fishekë. Gjithashtu është gjetur edhe një gëzhojë qe i përkiste asaj arme.
Policia njofton se tre persona të dyshuar janë arrestuar në lidhje me këto dy raste dhe pas procedurës se intervistimit, me urdhër te prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt ndërsa armët dhe municioni janë konfiskuar dhe proceduar si prova materiale.
Ndaj personave të dyshuar janë iniciuar rastet për veprat penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës”./Arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...