Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, të shtunën, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Paqes, prandaj ne bëmë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, i cili është simbol i paqes, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin dhe gjithë botën”, tha Osmani.

Ajo ka shtuar se Presidenti Rugova bëri gjithçka për shtetin e tij, në radhë të parë për mbrojtjen e popullit në kohë të vështira, por njëkohësisht i tregoi botës sa paqedashës janë kosovarët./arbresh.info/
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...