Policia në Ferizaj ka realizuar projektin tradicional minimaratona ” Vrapojmë me Policinë Tonë”, që është mbajtur sot për nderë të ”Dita e çlirimit të Ferizajt” .
Sipas njoftimit, ky aktivitet kishte qëllimin human, sportiv dhe rekreativ, shkruan Arbresh.info.
“Mjetet e grumbulluara nga kjo minimaratonë do tu shpërndahen disa familjeve në nevojë që do të përzgjedhen nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se në këtë minimaratonë kanë garuar rreth 220 persona, qytetarë , pjesëtarë të policisë, pjesëtarë të FSK-së , klube sportive dhe institucione tjera, ndërsa numri i përgjithshëm i përkrahësve ishte rreth 415 persona.
“Shtegu i vrapimit ishte rreth 5 kilometra, nga palestra ”Bill Clinton” përgjatë rrugës ”Brahim Ademi” e deri te rrethrrotullimi që të dërgon tek ”Parku i lirisë” dhe anasjelltas.”, theksohet në njoftim.
Në fund të kësaj minimaratone u shpërndanë mirënjohje, medalje dhe kupa për vendet fituese./Arbresh.info/
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës