Transparenti i madh, trengjyrëshi i flamurit serb me tekstin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, është hequr nga pjesa në hyrje të qytetit malazez, Budva.
Siç raporton media e këtij vendi “Vijesti”, ky mbishkrim është hequr mbrëmë, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe policia komunale.
Ky medium raporton se mbishkrimi në atë mur ka qenë një transparent, e jo grafit. Prandaj, policia ka thënë se është njoftuar inspektorati komunal që ta largojë atë.
Dy ditë më parë u raportua vendosja e këtij mbishkrimi, teksa analisti malazez Lubomir Filipoviq, pati kritika për autoritetet që lejojnë mesazhe të tilla dhe të ngjashme në vend. /Klankosova.tv
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje