Qeveria në mbledhjen e së premtes ka njoftuar për nismën rajonale, e cila do të mundësojë udhëtimin me letërnjoftim edhe në Bosnje Hercegovinë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se kjo është si rezultat i nismës në Samitin e Sofjes.
Sipas Sveçlës, qytetarët e palëve të marrëveshjes kanë të drejtë që lirshëm të hyjnë e të kalojnë transit, e po ashtu të qëndrojnë në territorin e palëve në periudhën kohore e cila përcaktohet.
Duke qenë kështu, procedurat administrative për udhëtim do të thjeshtësohen vetëm me letërnjoftim biometrik.
Përveç kësaj, nga ekzekutivi u bënë publik edhe emrat e anëtarëve të bordeve të përkohshme të ndërmarrjes “Trepça”, “KEK”, “Posta” e “Infrakos”. Për ata të ndërmarrjes “Trepça”, pakënaqësi kishte, Goran Rakiq.
Ministri për Kthim e Komunitete, paraprakisht u ankua se nuk e ka marrë rendin e ditës në gjuhën serbe, derisa shfaqi nevojën që sipas tij të ketë një përfaqësues nga veriu në bord, apo menaxheri e përfaqësues punëtorësh.
Por këtij i u përgjigj ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, që u arsyetua se pjesëtarët e komuniteteve nuk kanë aplikuar.
Ndërkaq, të emëruar të rinj u bënë edhe shtatë anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, njofton Klan Kosova.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...