Një person është arrestuar pasi që po mbante në shtëpi mjete të lojërave të fatit në bodrum dhe së bashku me disa persona të tjerë po luante në shtëpinë e tij.
I dyshuari më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në mënyrë të paligjshme në bodrumin e shtëpisë është hasur me disa persona duke luajtur (bastore) lojëra fati. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tiketa te lojërave, para te gatshme, një shtëpizë HP dhe një printer për tiketa. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.” /arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...