Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët kryesore në fshatrat e kësaj komune janë të hapura nga bora, por në viset malore, përkatësisht në fshatrat që shtrihen përgjatë Maleve të Berishës, ka pasur vështirësi në qarkullim.
Pas shumë përpjekjeve, në fshatin Bardh, është liruar rruga për lagjet e Berishëve dhe Goden, njofton kumtesa komunale.
Në Berishë, trashësia e borës në disa vende arrinte lartësinë rreth tre metra, sidomos në rrugën që lidhet me fshatin Kleçkë, ku është bërë hapja e rrugës, ndërsa edhe në fshatin Bardh, sidomos në lagjen e Berishëve, është hapur rruga deri në brendi të lagjes, pasi nga mbrëmë ka qenë e bllokuar nga bora.
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...