Dje në fshatin Bardh të Fushë Kosovës janë lënduar disa nxënës të SHFMU “Zejnel Salihu”, si pasojë e shembjes së një pjese të skeleve për renovim të objektit të shkollës, por ky aksident është tentuar të fshihet nga Drejtori i Drejtoratit pë Arsim i Komunës së Fushë Kosovës, Islam Shabani.
Merret vesh se armaturat e skeleve kanë rënë në dritaret e shkollës ku po mbahej mësimi me ç’rast kanë goditur nxënësit, ku dy vajza kanë marrë lëndime në kokë dhe shpinë. Për më tepër ngjarja nuk është bërë e ditur as në polici e as në QKMF të Fushë Kosovës, pasi nga kërcënimet e Islam Shabanit, nxënësit janë dërguar në QKUK, duke tentuar që gjithçka të kalojë në heshtje.
Merrret vesh se interesimit të një medium lokal për këtë ngjarje nuk i janë dhënë informacione as nga QKUK-ja e as nga policia. Madje sipas informacioneve as në raportin 24 orësh të policisë nuk është shënuar ky rast.
Dega e PDK-së në Fushë Kosovë kërkon sqarim në lidhje me krejt këtë ngjarje nga drejtori i Drejtoratit të Arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani, nga policia e Kosovës dhe nga QKUK-ja.
“Kërkojmë hetime të mëtutjeshme për ngjarjen dhe për të gjithë akterët që janë munduar ta heshtin lëndimin e nxënësve dhe nuk do të ndalemi deri në sqarimin e plotë. Bëjmë me dije se në shkollën “Zejnel Salihu”, mësimi ka filluar me vonesë për shkak të renovimit, por gjithçka ka kaluar në heshtje nga ana e Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Fushë Kosovës. Shkolla është e rrethuar me skelet për renovim çka paraqet rrezik edhe të mëtutjeshëm për lëndimin e nxënësve dhe personelit”, thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Fushë Kosovë.
https://www.facebook.com/fushekosovepdk/photos/a.2038561149496014/2825912500760871/?type=3&theater
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...