Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot veprimtaren kosovare, nënkryetaren e LDK-së, Nekibe Kelmendin, në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Duke vlerësuar rolin e Nekibe Kelmendit, kryetari Mustafa veçoi kontributin e saj të shquar në ndërtimin e shtetit të Kosovës, përkundër sfidave të shumta.
“Nekibe Kelmendi ishte një personalitet i jashtëzakonshëm, një intelektuale e madhe, një veprimtare e dalluar por mbi të gjitha një person i kompletuar që e donte Kosovën dhe qytetarët e saj.Nekibja jetoi, punoi dhe dha gjithçka për Kosovën, pa u dorëzuar për asnjë moment, duke u shndërruar në simbol të sakrificës dhe të përkushtimit të gruas kosovare në epokën e fitimit të lirisë dhe ndërtimit të shtetit të pavarur, shkruan Mustafa, njofton kumtesa për media.
Tutje Mustafa ka vlerësuar se duke përkujtuar Nekibe Kelmendin, nderojnë të gjitha gratë, nënat, veprimtaret dhe aktivistet kosovare, që ishin bartëse të paepura të sakrificave dhe të fitores së popullit të Kosovës mbi të keqen.
Nekibe Kelmendi lindi më 11 maj 1944 në Pejë, kurse vdiq më 19 qershor 2011, në moshën 67 vjeçare, në Prishtinë.
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...