Në 249 fletëvotime janë votuar kandidatët për deputet në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës, por nuk janë votuar edhe subjektet politike.
Këtë fakt e ka bërë të ditur, Burim Ahmetaj, koordinator në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan arbresh.info.
Para anëtarëve të këtij komisioni, ai ka prezantuar punës QNR gjatë numrimit të fletëvotimeve nga zgjedhjet e të dielës.
Në mbledhjen e 31-të të KQZ, Ahmetaj ka bërë të ditur se ka përfunduar rinumërimi i disa kutive, për të cilat ditë më parë u vendos nga anëtrët e KQZ-së të rinumërohen për shkak të telasheve që kishin dalur në vendvotime të ndryshme nëpër Kosovë.
“E kemi bërë skanimin e rezultateve dhe së shpejti do të publikohen në ueb,” paralajmëron Ahmetaj, shkruan arbresh.info.
Në hapsiren e futjës së të dhënave tani janë duke i perfunduar listat e kandidatve dhe përpunuar të dhënat./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...