Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet rinumërimi i 12 vendvotimeve të cilat u takojnë disa komunave.
Arsyet se përse duhet të bëhet ky rinumërim janë se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta.
Gjatë pranimit të materialit zgjedhor disa nga këto vendvotime formularët nuk kanë qenë të nënshkruar nga anëtarët e këshillit të vendvotimit, apo janë të paplotësuara,shkruan Arbresh.info.
Vendvotimet të cilat do të rinumërohen u takojnë komunave të ndryshme. Komunat Gjakovë, Fushë Kosovës, Rahovec, Skënderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri kanë nga 1 vendvotim, ndërsa Prizreni ka 2 vendvotime dhe Podujeva 3 vendvotime që do të rinumërohen.
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë