Parashikimi i motit për ditët në vazhdim.
Me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet dita e shtunë. Më vonë në mbrëmje, me afrimin e një fronti të ftohtë paraqiten kushte për rrebeshe me bubullima kryesisht nga perëndimi dhe veriu i vendit.
Reshje lokale shiu shtrihen mëngjesin e së dielës edhe në pjesë tjera të vendit, të shoqëruara edhe me bubullima. Depërtimi i masave më të ftohta ajrore edhe sjell mot paksa më të freskët ditën e diel.
Ditëve të para të gushtit do të mbajë mot më stabil me më shumë intervale me diell, dhe jo aq i nxehtë.
30.07 – Nxehtë e kryesisht me diell. Në mbrëmje në veri e perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima.
31.07 – Më freskët e me erë. Herët në mëngjes vranësira dhe reshje të dobëta shiu, të shoqëruara edhe me bubullima. Ditën vranësira e intervale me diell, aty këtu me riga lokale shiu, e deri në mbrëmje vranësirat shpërndahen.
1.08 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.
2.08 – Kryesisht me diell, pasdite vranësira kalimtare.
3.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.
Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin edhe deri në 14C të hënën. Maksimalet nga 34C, të shtunën, zbresin në 27C, ditën e diel. Më pas luhaten përreth vlerave mesatare ndërmjet 28C e 30C.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatarisht të fuqishme 5-16m/s.
Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e më pas gradualisht me tendencë të rritjes.
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...