Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot në një konferencë për media u pyet nga gazetarja e portalit Arbresh.info nëse kishte ftesë për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA, shkruan arbresh.info
Përgjigjja e presidentit ishte se jo, nuk ka një ftesë.
Por duket se gjërat kanë ndryshuar brenda disa orëve për Thaçin.
Kjo pasi që ai në një emision në Klan Kosova ka thënë se ka ftesë dhe do të jetë i pranishëm.
A ishte kusht konferenca e tij për të folur kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale për të marrë ftesë apo çfarë ndodhi me presidentin.
Kujtojmë se që nga tentativa e deputetëve për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për shfuqizuar Gjykatën Speciale, marrëdhëniet e SHBA-ve me autoritetet kosovare, sidomos me kryeministrin Ramush Haradinaj e presidentin Hashim Thaçi nuk është që kanë qenë në termet më të mira./Arbresh.info/
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...