Zëdhënësja për Politikë të Jashtme dhe Siguri Maja Kocijančič deklaroi sot se BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë dialogun me të njëjtin përkushtim dhe angazhim si më parë, raporton Beta.
E pyetur nëse një ndryshim i kufijve është një opsion për një zgjidhje të përhershme, ajo vuri në dukje se BE ka theksuar shumë qartë parimet e negociatave, transmeton portali arbresh.info.
“BE po punon për një marrëveshje të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, e cila do të ishte realiste dhe e pranueshme për të dy palët. Qëllimi është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura”, shtoi Kocijančiç.
Ajo gjithashtu theksoi se BE-ja ka rritur angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se dialogu ka hyrë në një fazë të dytë, më dinamike, por që nuk duhet të ketë diskutime për afatet e mundshme./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...