Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka ndotje të ajrit në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, IKSHPK bën thirrje për kujdes për personat që janë më të ndjeshëm, shkruan Arbresh.info.
Në fotografinë e publikuar thuhet se masa e ndotjes së ajrit në Prishtinë është 68 indeksi i cilësisë së ajrit.
Sipas faqes së Indeksit të Cilësisë së Ajrit të ShBA-së, vlera mbi 50 e indeksit paraqet rrezik për disa njerëz, veçanërisht për ata që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit./Arbresh.info/
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...