Ajri i ndotur në Prishtinë ka shqetësuar banorët, të cilët kanë shtuar kërkesat për maska për t’u mbrojtur sadopak nga ajri që shpesh arrin nivele helmuese.
Klan Kosova raporton që disa farmacistë kanë treguar që klientët blejnë deri në 50 maska në ditë, ndërsa për maska të zakonshme mjekësore çmimi sillet nga 10-15 centë.
Ekspertët nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë kanë rekomanduar përdorimin e maskave.
Ndotja e ajrit është shumë e shprehur gjatë dimrit. Ekspertët thonë që kjo ka të bëjë me faktin që ekonomitë familjare përdorin qymyrin për ngrohje, kurse rrymimet e ajrit nuk largojnë ajrin e ndotur, siç ndodh gjatë verës.
Prishtina është renditur disa herë në vendin e parë si qyteti më i ndotur në botë, ndërsa shkaktarët kryesorë llogariten termocentrali, veturat dhe qymyri për ngrohje nëpër shtëpi.
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...