Ndodhi në Istog: I gjithë fshati mobilizohet për t’i kapur hajnat

18:08 | 4 Shkurt 2018
Arbresh.info

Qytetarët e fshatit Osojan të Istogut bashkë me policinë rajonale kanë arritur që t’i identifikojnë dy persona të dyshuar të cilët tash e një kohë kryenin vjedhje nëpër territorin e këtij fshat.
Të dyshuarit që një kohë kryenin vjedhje të rënda në shtëpi, banesa e dyqane afariste të banorëve të fshatit Osjan. Personat janë arrestuar nga policia.

Personat e dyshuar që janë arrestuar dhe proceduar tutje për një nga këto raste janë:
§ ZH.Z. (m/k/serb, 33 vjeçar),
§ L.SH. (m/k/serb, 51 vjeçar),

Në total kanë qenë 5 raste të raportuara të këtyre veprave penale.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë./gazetaexpress/

 

Shpërndaje në rrjete sociale