Në fshatin Bibaj të Ferizajt, një shtetas i Suedisë i ka shitur veturën e vjedhur një kosovari e që ky i fundit e ka lajmëruar në polici, shkruan arbresh.info.
Policia pas verifikimit të veturës, vërtetohet se vetura është duke u kërkuar në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e Suedisë si e vjedhur.
I dyshuari është në kërkim.
“Fsh. Bibaj, Ferizaj 09.01.2022 ─ 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar në polici se ka blerë veturën me targa te Suedisë nga i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë. Pas verifikimit të automjetit është vërtetuar se vetura kërkohet në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e Suedisë si veturë e vjedhur. Vetuar është konfiskuar dhe i dyshuari është në kërkim”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Ylli dhe Trepça luajnë sonte për një vend në gjysmëfinalen e...
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68...
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narko...
Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe...
Kurti u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Est...
Osmani për ftesën e Trump në Bordin e Paqes thotë se nuk për...