Ish-funksionari i shtetit në Shqipëri, Ndoc Mulaj, i ka reaguar kryeministrit, Edi Rama, në lidhje më thirrjen për mos dërgimin e ndihmave ushqimore dhe rrobave nga Kosova.
Mulaj i ka kërkuar, që ato ndihma që shihen si të tepërta mund të nisen nëpër fshatrat e thella, duke shprehur keqardhje sidomos për familjet në veri.
“Ndihmat e tepërta nisi per ne fshatrat e thella, jepi ne prag dimri e atje sidomos ne veri ka familje qe nuk kane siguruar as miellin por nga ta dini ju këtë. Mos e kthe nderen mbrapsht por çojua nevojtareve”, i ka komentuar Mulaj, kryeministrit Rama, shkruan arbresh.info.

Janë qindra tonelata ndihma që janë dërguar dhe po dërgohen nga Kosova drejt Durrësit për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti vdekjeprurës i të martës.
Për këtë, kryeministri Rama ka kërkuar që mos të dërgohen më tepër ndihma në mungesë të hapësirës për t’i magazinuar.
“Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka mohuar të ketë ndodhur shitja e ndihmave, duke i quajtur “spekulime”, dhe shton se emergjenca për ushqim dhe veshmbathje është tejkaluar.
“Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al”, ka shkruar Rama.
Në Kosovë, dhe diasporë është treguar një mobilizim i jashtëzakonshëm edhe në mbledhjen e fondeve për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë./arbresh.info/

Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...