Ndizen 112 qirinj për t’i kujtuar 112 viktimat nga aksidentet rrugore

19:50 | 15 Nëntor 2015
M. A.

Ndezja e qirinjve është aktiviteti i fundit i cili është zhvilluar sot për të kujtuar të gjitha ata që kanë humbur jetën në aksidentet rrugore, në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të aksidenteve rruge. Në këtë aktivitet u ndezën 112 qirinj, aq sa është numri i viktimave në aksidentet rrugore në periudhën janar – nëntor 2015.

Përfaqësuesja e shoqërisë civile Genta Xheladini tregoi se aktiviteti i fundit për nder të kësaj dite tregon gjithashtu një mbështetje për familjarët e viktimave nga aksidentet rrugore.

“Shënimi i ditës botërore të përkujtimit të viktimave të aksidenteve të trafikut rrugor përfundojnë sot, me datën 15 nëntor 2015, duke përkujtuar 112 viktimat që kanë humbur jetën në periudhën nga janar – nëntor 2015, në Republikën e Kosovës. Njëkohësisht ky është një aktivitet që tregon një mbështetje për familjarët e këtyre viktimave , të cilët janë ata çka e vuajnë d.m.th një dukuritë tillë aq të shëmtuar në vendit tonë dhe në çdo vend të botës”, tha Xheladini.

Ajo gjithashtu ka falënderuar të gjithë qyetarët dhe institucionet të cilat kanë mbësht etur aktivitetet të cilat janë zhvilluar për të shënuar këtë ditë.

“I falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetje në aktivitet . Gjithashtu duke filluar nga zyra e residencës, pastaj Komunës së Prishtinës, Policisë së Kosovës të cilët edhe njëherë si gjithmonë treguan bashkëpunimin e tyre në nivelin më të lartë , Forumin e Ks për siguri në rrugë, Tempullin, AMRKS-në, Nismën për vetëdijesim për çiklizëm , me të cilët kemi bashkëpunuar në realizim e aktiviteteve ditëve të fundit. Edhe njëherë falemnderit krejtve për mbështetje”, shtoi ajo.

Për të shënuar Ditën botërore të përkujtimit të viktimave nga aksidentet rruge që nga e marta deri më sot janë zhvilluar gjithsej 7 aktivitet të ndryshme.

Aktivitetet të cilat janë zhvilluar për të shënuar këtë ditë janë : Dh urimi i gjakut për të lënduarit nga aksidentet, lëshimi i spoteve vetëdijesuese për aksidentet në trafikun rrugor, marshi nga sheshi “Zahir Pajazit” deri tek sheshi “Skenderbeu”, inmprovizimi i një rasti të aksidentit para monumentit “NEËBORN”, marshimi i çiklistëve drejt magjistrales Prishtinë – Pejë,dhe ndezja e qirinjve për të kujtuar të gjithë viktimat nga aksidentet në komunikacionin rrugor.

Shpërndaje në rrjete sociale