Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë se janë me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën kundër përhapjes së ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor.
Kështu u përgjigj sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në një konferencë për media që pati ditën e djeshme, njofton klankosova.
Psaki mes tjerash konfirmoj se presidenti amerikan, Joe Biden, vazhdon të jetë mik i mirë i kosovarëve dhe boshnjakëve.
“Rusia dhe Kina përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Dhe presidenti është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, ishte pyetja që ju bë Psakit.
“Absolutisht. Ju lutemi – ju lutemi dërgoni atë drejtpërdrejt”, tha ajo në përgjigje.
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...