Shoqata bamirëse “Jetimët e Ballkanit” kanë ndarë 30 paku ushqimore e higjienike për familjet ne nevojë në Komunën e Drenasit.
Me këtë rast, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ilir Shala ka falënderuar ne emër të kryetarit shoqatën për ndihmën e vazhdueshme të saj që i benë në Komunën e Drenasit.
Drejtori Shala me këtë rast ka ndarë edhe një mirënjohje në shenjë falënderimi për shoqatën “Jetimët e Ballkanit”.
Përfaqësuesi i shoqatës, Halil Kastrati, ka falënderuar Komunën e Drenasit e cila çdo herë ka qenë bashkëpunuese dhe e gatshme për t’i ndihmuar familjet skamnore. Ai ka premtuar përkrahje edhe ne të ardhmen që t’i ndihmojë familjet të cilat kanë nevojë.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...