Ndihëmësekretari i Përgjithshëm për operacione i NATO-s, Thomas Goffus nesër ( e enjte) do të vjen për vizitë në Kosovë.
Kështu njoftoi kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
“Pas vizitës në ShBA javën e kaluar në harkun kohorë të pak ditëve mysafir i kemi pasur në kryeministri, shefin e CIA-së. Mbështetja e tyre është e palëkundur, bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm kurse përkushtimi i përbashkët është serioz dhe produktiv në shërbim të paqes dhe sigurisë të cilat ecin paralelisht me sundimit e rendit dhe ligjit si dhe progresin demokratik dhe ekonomik. Nesër për vizitë vjen zotëri Thomas Goffus ndihmës sekretari i përgjithshëm për operacione i NATO-s, sot vjen delegacioni danez i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ndërsa javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare në NATO-s”, tha Kurti.
Kurti tha se në të gjitha këto diskutohet dhe do të diskutohet për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit./Arbresh.info/
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...