Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas ndeshjes së Kosovës ndaj Zvicrës e cila u mbyll me barazim.
Ai vlerësoi përkushtimin dhe energjinë e ekipit kombëtar, shkruan Arbresh.info.
Çeku tha se performanca e skuadrës e ka mbajtur gjallë ëndrrën për Botërorin dhe ka dhuruar emocion të madh për qytetarët.
“Sonte pamë një ekip që lufton me zemër dhe e mban gjallë ëndrrën tonë të Botërorit. Djemtë po japin gjithçka dhe kjo meriton vetëm respekt”, shkroi Çeku, duke shtuar se besimi është në rritje dhe se ndikimi i futbollit në vend mbetet i pazëvendësueshëm.
Ai e përmbylli reagimin me mesazhin se Kosova është ekip që nuk dorëzohet kurrë.
“Ky është zëri i një ekipi që nuk dorëzohet kurrë. Ky është zëri i Kosovës. Faleminderit për emocionin, vazhdojmë bashkë drejt ëndrrës së madhe.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot