Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci u shpreh bindshëm që Kosova do të jetë fituese në ndeshjen e sotme me Turqinë.
Ai tha se Kosova do të arrijë rezultatin për të shënuar historinë.
“Prognoza ime është që fiton Kosova dhe arrijmë rezultatin më të mirë në histori. Edhe njëra prej arritjeve më të mëdha pas shpalljes së pavarësisë“, tha Peci.
“Tash…është vështirë me mujt me prognozu. Ne të gjithë e dimë që edhe Turqia ka kombëtare të fortë, ka lojtarë të nivelit shumë të lartë, do prej të cilëve sikurse është Arda në Madrid. Po megjithatë unë mendoj që minimalisht dy gola epërsi“, u shpreh ai.
Se cili do të jetë shënuesi nga Kombëtarja e Kosovës, Peci pati emra.
“Kosova i ka të gjithë lojtarët, duken që janë në formë të mirë. Edhe unë po them që prej fantazistit Gallopeni që po më pëlqen shumë në mbrojtje, edhe deri te Muriqi, secili prej tyre ka mundësi, gjasë, probabilitet me shënua gol“, shtoi ai.
Kafe falas për tifozët turq, restoranti në Prishtinë me gjes...
Dy të arrestuar për ndezje të fishekzjarrëve pranë hotelit k...
Arratisje e pazakontë në SHBA, gruaja me pranga arrin të ikë...
OVL UÇK kërkon tërheqjen e donatorëve nga publikimi “Masakra...
Osmani: Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme
Haxhiu: Masakra e Pastasellës, një nga plagët më të rënda të...