Në nder të ditës së çlirimit të kryeqytetit, komuna e Prishtinës vazhdon traditën disa vjeçare për ta zhvilluar ndeshjen e futbollit e njohur si “Ndeshja e Yjeve”.
Ndeshja do të luhet nesër me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Arbresh.info.
Përmjet një postimi në rrjetin social Facebook, komuna e Prishtinës ka falënderuar edhe dy yjet e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën dhe Milot Rashican, për prezencën e tyre në këtë sfidë.
“Falënderojmë Edon Zhegrovën dhe Milot Rashicën, që gjithmonë janë të gatshëm të jenë këtu për Prishtinën dhe publikun e Kosovës”, shkruhet në njoftim.
Ata gjithashtu kanë ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë event ku pritet të ketë atmosferë fantastike./Arbresh.info




Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi