Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka ndërruar jetë një këmbësore e cila u shkel mbrëmë për vdekje nga një 21 vjeçar.
Sipas policisë, këmbësorja së pari është dërguar në spitalin e Gjilanit, për t’u transferuar pastaj në QKUK, ku pavarësisht tentimit të mjekëve, ka vdekur.
Ky është njoftimi i policisë:
Me 23 mars 2017, rreth orës 21:55 minuta, në rrugën “Idriz Seferi” afër pikës se karburanteve “IP”, ka ndodhur një aksident rrugor me lëndime të rënda trupore, ku e përfshirë ka qene një automjet i markës Audi A6 me targa regjistrimit 06,drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës A. B.(1996) dhe një këmbësore po ashtu shqiptare shtetase e Kosovës me vendbanim në Gjilan (1963).
Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti (përplasja e këmbësores) ka ardhur si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të komunikacionit dhe vozitjes së pakujdesshme në momentin kur këmbësorja ishte duke e kaluar rrugën.
Si pasoj e aksidenti lëndime të rënda trupore pëson këmbësorja e lartcekur, të cilës fillimisht i epet ndihma e parë në spitalin rajonal të Gjilanit e mandej transferohet në QKUK në Prishtinë, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve.
Rrethe orës 01:22, jemi njoftuar se edhe për kundër përpjekjeve nga ana e personelit mjekësorë këmbësorja kishte ndërruar jetë nga lëndimet e marra në aksident. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalohet për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i të ndjerës të dërgohet ne IML për obduksion. Rrethanat e këtij rasti të rëndë janë duke u hetuar nga hetuesit e trafikut Rajonal.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...