Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një treni udhëtarësh dhe një makine pune që kishte ndodhur më 6 maj 2026 në fshatin Jagodë të Klinës.
Sipas Policisë së Kosovës, në momentin e aksidentit një person kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, e më pas në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.
Më 13 maj 2026, rreth orës 03:50, është konfirmuar se personi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, nga ekipi mjekësor i QKUK-së.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...