Familjarë të zyrtarit të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Ragip Sylaj, kanë njoftuar për vdekjen e tij.
I lindur më 1959 në Sllapuzhan të Suharekës, Ragip Sylaj, kishte punuar mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, pastaj gazetar e redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re”, e më pas në të përditshmet “Bota sot” e “Zëri”.
Ragip Sylaj është autor i 15 veprave të ndryshme letrare.
Për veprimtarinë letrare dhe publicistike ai disa herë është nderuar me çmime e mirënjohje të ndryshme.
Poezi e tregime të tij janë përfshirë në antologji të ndryshme, në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të huaja.
Që nga viti 2009 ai ka punuar si zyrtar i lartë për publikime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje