Seancat për ndërrimin e pushtetit në komunat me shumicë serbe janë caktuar për më 5 dhjetor në ora 11:00. Ato janë thirrur nga kryetarët e zgjedhur të Listës Serbe (LS).
Lista Serbe ka fituar 10 komuna, përfshirë katër komunat në veri të Kosovës, të cilat që nga viti 2022 udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë.
LS ka fituar në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Gracanicë, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë dhe Kllokot.
Në Kllokot, seanca konstituive do të mbahet në një datë tjetër, ndërsa në 9 komunat e tjera, seancat do të zhvillohen më 5 dhjetor, raporton Kossev.
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot