Rritja e nivelit të turbullirave në burimet e ujit kanë shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të operimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.
Sipas njoftimit të KRU “Mitrovica” kushtet teknike e kanë bërë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes.
“Ju njoftojmë se, si pasojë e rritjes së nivelit të lartë të turbiditetit (turbullirës) në burimet e ujit, është bërë ndërprerja e përkohshme e operimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes.
Këto kushte teknike e bëjnë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes. Ekipet tona teknike janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të rifillojnë operimin e impiantit menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbiditetit.
KRU “Mitrovica” Sh.A. do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim apo risi lidhur me gjendjen e furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.
Qyteti i Mitrovicës tash e disa ditë është duke u përballur me vërshime dhe më pas dhe telashe në ujin e pijes për shkak të reshjeve të dendura që ranë ditëve të fundit në vend.
Përveç, Mitrovicës qytetet tjera të prekura nga vërshimet janë edhe Gjakova, Drenasi, Malisheva, Juniku, Rahoveci, Klina, Vushtrria, Skenderaj
“Daily Express” rekomandon Tiranën, si destinacionin kryesor...
Zjarri në zonën e “5 Majit” shuhet pas 5 orësh, aktive vetëm...
A do t’ia mundësojë LDK mandatin e dytë Vjosa Osmanit? Dekla...
Vazhdon numërimi i fletëvotimeve të fundit në KQZ
Protesta masive antiqeveritare në Iran, digjen disa ndërtesa...
Donald Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, unë ka...