Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se sot, rreth orës 11:50, ka ndodhur një ndërprerje e paplanifikuar e furnizimit me energji elektrike.
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se sipas informacioneve nga KEDS, bëhet fjalë për një defekt jashtë hapësirave të QKUK-së.
“Menjëherë pas ndërprerjes, gjeneratorët në të gjitha klinikat me ndjeshmëri të lartë janë aktivizuar automatikisht, duke bërë që puna dhe ofrimi i shërbimeve të mos ndërpriten asnjë moment. Aktualisht, situata në QKUK është nën kontroll, ndërsa të gjitha shërbimet esenciale po ofrohen normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm ambulancat specialistike, ku për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk funksionon sistemi elektronik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme