Prokuroria Themelore në Ferizaj, për hir të informimit korrekt, njofton opinionin publik se në çështjen penale kundër të pandehurit Arben Çitaku, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-ës dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.2 të KPRK-së, gjatë seancës së dhënies së deklaratës nga i pandehuri në zyrën e Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda në Ferizaj, Rasim Maloku, është ndërprerë marrja në pyetje e të pandehurit, pasi që në vend të tij është përgjigjur mbrojtësi i të pandehurit, avokati Besnik Berisha.
Gjatë marrjes në pyetje, pavarësisht tërheqjes së vërejtjes së vazhdueshme nga ana e prokurorit të çështjes Maloku ndaj avokatit mbrojtës Besnik Berisha që të mos përgjigjet në pyetjet e parashtruara, edhe pse mund të konsultoheni me klientin tuaj, mirëpo, jo që të përgjigjeni në vendin e tij, i njëjti ka vazhduar njëjtë dhe prokurori në këtë fazë të procedurës ka ndërprerë marrjën në pyetje të të pandehurit dhe i ka njoftuar palët se do të njoftohen më kohë për seancën e ardhshme.
Po ashtu, vlen të theksohet se lidhur me këtë rast edhe seanca e dhënies së deklaratës që ishte caktuar të mbahej me datën 14 Shkurt 2022, ndaj të pandehurit Arben Çitaku, nuk është mbajtur, pasi që në Prokurori, nuk janë paraqitur mbrojtësit e të pandehurit avokati Halit Shaljani dhe avokati Besnik Berisha./arbresh.info/
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...