Në nderim të viktimave dhe sulmit terrorist me 11 shtator te vitit 2001, në Kullatë Binjake, Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka pastruar platon dhe shtatoren e ish-presidentit amerika, Bill Clinton në bulvardin e kryeqytetit që mban po të njëjtin emër.
Pastrimi i kësaj platoje është bërë nga ekipet e zjarrfikësve në Prishtinë.
Të njëjtit e kanë zëvendësuar flamurin e vjetër të shtetit më të fuqishëm në botë me të flamur të ri. Ne nderim te 9/11 ne kryeqytet do të ketë aktivitete te shumta, shkruan rtk.
Mëngjesin e 11 shtatorit, 2001, banorët e New Yorkut po bëheshin gati të nisnin ditën, kur një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë.
Ishte ora 08:46. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas për kullën e dytë.
Dy ndërtesat 110-katëshe – rrokaqiejt më të lartë në New York, i përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brend
Vetëm pak minuta pas deklaratës së tij, në orën 09:37, avioni i tretë i rrëmbyer u përplas qëllimisht për njërën anë të ndërtesës së Pentagonit, selisë së mbrojtjes amerikane, pranë Washingtonit.
Avioni i katërt, që besohet se kishte në shënjestër ndërtesën e Kongresit, gjithashtu në Uashington, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve.
Në total, 2 977 njerëz, pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve, vdiqën në sulme, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.
Lexo edhe:
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...