Kreu i shtetit Ilir Meta ka dërguar një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta u shpreh ngushëllime familjarëve duke shprehur vlerësimet më të mëdha për të.
“Me hidhërim mora lajmin për largimin nga jeta të z.Kolë Berisha, politikanit të urtë dhe vizionar të Kosovës, deputet në disa legjislatura dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova.
Është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella!
Aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare, angazhimin jetësor të Kolë Berishës nuk e ndalën as persekutimet dhe burgosjet, për të spikatur si ish-Kryetar Kuvendi dhe ish-deputet, me kontributin e tij përherë të respektuar për konsolidimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.
Urtësia, veprimet e matura dhe të mençura politike të Bacës Kolë do të kujtohen gjithmonë me nderim!
Të prehet në paqe!”, shkruan Meta.
Kujtojmë se ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një sëmundje të rëndë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...