Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj, siç po pretendohet, mashtrimit të Qeverisë së Kosovës me pagat, pas futjes në fuqi të ligjit të ri për paga.
LDK ka theksuar se ka mospërputhshmëri mes asaj që është premtuar dhe ajo çka qytetarët kanë parë, në raport me rritjen e përqindjes së pagave në Kosovë.
Konkludimin e tyre se nuk pati aq shumë rritje, LDK e ka mbështetur edhe me ankesa që thonë se kanë pranuar nga qytetarët, lidhur me mashtrimet e Qeverisë Kurti me pagat.
“Në krizën më të madhe ekonomike, me inflacion rekord, Qeveria ka treguar pandjeshmëri ndaj tyre. Zgjidhja është e qartë. Propozimi i LDK-së me koeficientin 125 krijon paga të dinjitetshme”, thuhet në reagimin e LDK-së. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu