Një shtetas serb është ndaluar në fshatin Stublinë të Gjilanit, pasi dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga ai i Serbisë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit i është sekuestruar një dokument identifikimi, shkruan Arbresh.info.
Në konsultim me prokurorin i njëjti është liruar.
“Fsh. Stublinë, Gjilan / 08.04.2025 – 18:40. Më 09.04.2025 është ndaluar dhe sjellë në stacion i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia jashtë vendkalimit zyrtar kufitar. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është sekuestruar një dokument identifikimi dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë
Altman: Njerëzit që përdorin Al do të ecin përpara më shpejt
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...